Viktima, njerëz të tmerruar e shtëpi të shkatëruara, çfarë lanë pas dy tërmetet e njëpasnjëshme në Afganistan (VIDEO)

Numri i viktimave nga dy tërmetet tragjike në Afganistanin perëndimor ka shkuar në 26, raporton albeu.com.

5 gra dhe 4 fëmijë ishin në mesin e viktimave që humbën jetën pasi çatitë e shtëpive të tyre u shembën në, në provincën perëndimore të Badghis, tha për agjencitë e lajmeve zëdhënësi i provincës Baz Mohammad Sarwary.

Ai tha se grupet e para shpëtimit kanë mbërritur në disa nga zonat e prekura, ndërsa paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet pasi Badghis, në kufi me Turkmenistanin, është një provincë malore dhe një nga rajonet më të varfëra dhe të pazhvilluara të Afganistanit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 4.9 ballë, goditi zonën dy orë pas të parit që ishte 5.3.

Mullah Janan Saeqe, kreu i Qendrës së Operacioneve Emergjente të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Emergjente, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se më shumë se 700 shtëpi ishin dëmtuar./albeu.com

Shtuar 18.01.2022 10:21