Vijon rinumërimi i votave në Durrës, LSI rikuperon 3 vota

Ka vijuar rinumërimi i 108 kutive me votat e 25 prillit në qarkun e Durrësit.

Në këtë qark, LSI nuk mori dot mandatin për vetëm 136 vota, duke bërë që t’i kalonte partisë Socialiste.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 40 nga 108 kutitë e përcaktuara, ndërsa janë në proces edhe 8 të tjera. Përsa i përket numrit të votave, raportohet se LSI ka arritur të rikuperojë në total 3 vota.

Shtuar 26.05.2021 02:05