20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili po drejtonte mjetin tip “Audi” ra mbrëmjen e djeshme nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke lënë pas dy viktima në momentin e ngjarjes.
Pak orë më vonë 20-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës, aty ku po merrte mjekim të specializuar nga mjekët.
Albeu.com ka siguruar videon nga aksidenti tragjik.
View this post on Instagram
Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.
Dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn, Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese ne Tirane dhe Sikela Përroj, 23-vjeçe, banuese në Tiranë, humbën jetën, teksa tre personat po marrin mjekim tek spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com/.