VIDEO/ Ceballos hero përballë Villarreal, Real Madrid përmbys gjithçka dhe avancon në Copa del Rey

Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Copa del Rey teksa ka mposhtur 2-3 me përmbysje Villarealin

Pjesa e parë shkoi në favor të Villarreal, me vendasit që zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me golin e Etienne Capoue, ndërsa Samuel Chukwueze dyfishoi shifrat.

Los Blancos u rikthyen në gjysmën e dytë me Vinicius Junior i cili ngushtoi rezultatin dhe më pas Eder Militao ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për t’i barazuar shifrat pas një topi të kthyer (69’).

Për ta përmbysur rezultatin u kujdes Daniel Ceballos (86’) për ta realizuar golin e fitores dhe kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 23:05