Vetëvrasje? Gjendet një trup i pajetë në një hotel në Tiranë

Paraditen e sotme është gjetur një person i pajetë në një hotel në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se bëhet fjalë për një shtetas me inicialet R. Z., 67 vjeçar, lindur në Skrapar.

Burimet nga blutë e Tiranës thonë se paraprakisht dyshohet që ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive.

NJOFTIMI

Më datë 30.12.2021, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën “Mihal Duri”, shtetasi R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar. Paraprakisht dyshohet ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 16:29