“Vendosni maskën”, plas grushti mes grave në tren! Fëmijët shpërthejnë në të qara (VIDEO)

Një konflikt i ashpër ka plasur mes disa pasagjerëve në një tren në qytetin York të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjthçka që e shkaktoi konfliktin fizik, ishte debati i nisur për vendosjen e maskës.

Në përleshjen masive janë përfshirë edhe gratë dhe gjendja ka shkuar në atë pikë sa ka patur edhe kërcënime të rënda mes personave të përfshirë.

Kjo situatë ka bërë që edhe fëmijët që ishin prezent aty, të shpërthenin në të qara si pasojë e zhurmës e kaosit të shkaktuar aty, raporton The Sun.

Një burrë i veshur me një maskë të bardhë filloi t’u bërtiste pasagjerëve të tjerë, “vini një maskë”.

Për të parë videon klikoni këtu./albeu.com/