Vdekja e tre motrave në Patras, avokati i 33-vjeçares: Ketaminën 9-vjeçares ia dhanë mjekët, jo e ëma

Disa variante kanq qarkulluar në mediat greke rreth vdekjes së tre motrave në Patra.

Teksa e ëma e tyre po mbahet në burg si një prej të dyshuarave për këtë ngjarje, avokati i 33-vjeçares greke Roula Pispirigou, Othonas Papadopoulos, ka folur për mediat dhe ka nxjerrë të tjera detaje rreth Ketaminës që ju dha fëmijëve.

Avokati ka thënë se kjo substancë i është administruar 9-vjeçares Georgina të paktën dy herë nga stafi i spitalit ku ajo po merrte kujdes shëdetësor.

Sipas avokatit, klientja e tij Roula Pispirigou nuk ka pasur asnjë lloj dijenie për ketaminën dhe po ashtu, sipas tij, ketamina nuk i është dhënë asnjë herë vajzës me recetë për mjekim në shtëpi.

Kujtojmë gjithashtu se, pas vdekjes, në gjakun e Georginës janë gjetur sasi vdekjepurëse ketamine, të cilën hetuesit dyshojnë që mund t’ia ketë dhënë vetë e ëma, Roula Pispirigou.

Kjo e fundit i ka mohuar të gjitha akuzat dhe shprehet se është e pafajshme./albeu.com/