Vdekja e 4 turistëve rusë, eksperti mjeko-ligjor: Monosksidi i karbonit një nga helmet më të rrezikshme, pse ngjarja është aksidentale

Mbrëmjen e sotme emisioni “Në Shenjestër” është përqendruar te vdekja e 4 turistëve rusi më 15 tetor 2021 në Qerret të Kavajës. Në një lidhje telefonike me Bardhyl Cipi  ekspert mjeko-ligjor, ai u shpreh se monoksidi i karbonit i dalë në rezultatet e ekspertizës është një nga helmet më të rrezikshme dhe në momentin që ai lidhet me hemoglobinën bëhet vdekjeprurës.

Ai beson vdekja e tyre ka ndodhur aksidentalisht kjo e vërtetuar edhe nga helmimi ndërkohë që tha se problemi në kaldaja duhet të jetë shumë i rëndë që vdiqën të 4 bashke.

“Monosksidi i Karbonit është një gaz pa erë dhe peshë sa të ajrit dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet me hemoglobionën e gjakut. Në rast kur futet monoksidi lidhet ky me hemoglobionën dhe lidhja me të është 250 herë më e fuqishme se me oksigjenin.  Varet nga sasia e gazit në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe nje lloj euforie e ngjashme me vdekjen. Pastaj kalohet në fazën e  dytë  ku njeriu ka pamundësi në të lëvizuar, pastaj bie në koma dhe vdes. Në rastin konkret fakti që ata janë 4 persona dhe të 4 vdiqën në të njëjtin ambient e shton dyshimin që këtu kemi momoksidin e karbonit. Njeriu ruan një ngjyrë të kuqe të celet, ruan ngjyrën e njeriut natyral. Në momentin ku kanë hyrë punonjës, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt  tregon se mundësitë për një defekt në kaldajë të jetë shumë i madh. Helmimi tashmë është vërtetuar sepse është 80% në gjak. Kjo gjë e vulos cështjen në një vdekje aksidentale. Duhet një hetim i tubave të kaldajës”- tha ai./bw