Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës

Protesta në komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë duke vazhduar edhe të shtunën e 3 qershorit.

Sipas REL, situata në Zveçan është e qetë.

Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.