Suedia është vendi i fundit në Europë që ka pezulluar kontratën me AstraZenecën për vaksinat, pas disa ditësh këmbëngulje nga ana e kompanisë se vaksina ishte e sigurtë për t’u përdorur.
Epidemiologu shtetëror Anders Tegnell tha se pauza ishte një “masë paraprake” derisa Agjencia Evropiane e Barnave të përfundojë hetimin mbi rastet e njerëzve me mpiksje të rëndë gjaku pas marrjes së vaksinës.
“Vaksina Covid-19 do të pezullohet në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. EMA pritet të japë vlerësimin gjatë kësaj jave,” thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama deklaroi se AstraZeneca ishte e sigurt pasi dozat kishin ardhur nga Suedia.
Këtu janë vendet europiane që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:
-Danimarka
-Norvegjia
-Islanda
-Irlanda
-Holanda
-Gjermania
-Italia
-Franca
-Spanja
-Portugalia
-Luksemburgu
-Suedia