Vaksina COVID-19 me detyrim, shpërthen infermierja: Më mirë lë punën, për trupin tim vendos vetëm unë!

Refuzimi i vaksinës me detyrim nga një infemiere në spitalin “Attikon” është kthyer në temë dite në Greqi.

E reja ka reaguar pas ultimatumit të ministrisë sipas të cilit do të pezullohen nga puna ata që nuk duan të bëjnë vaksinën anti-Covid. Duke folur për “Mega”, ajo shprehet se më mirë preferon të largohet nga puna se sa të bëjë vaksinën me detyrim.

Të lidhura

None found

“Është një ndërhyrje në çështjet shëndetësore, e cila nuk mund të bëhet pa miratimin e atij që i përkët trupi. Më mirë largohem nga puna se sa të bëj vaksinën me detyrim”, tha ajo.

“Unë nuk jam kundër vaksinave. I kam vaksinuar fëmijet e mi me vaksina të ndryshme, por që janë të testuara, kjo e Covid-19 nuk është e testuar ende”, vijoi ajo.

Greqia ka pezulluar rreth 6 500 punonjës spitalesh pasi nuk kanë bërë vaksinën anti-Covid siç urdhëroi ministria e Shëndetësisë. /abcnews.al


Shtuar 4.09.2021 10:54