I shpëtuan luftës duke u strehuar në Poloni, dy fëmijët afganë vdesin nga helmimi me kërpudha

Dy fëmijë afganë (vëllezër) humbën jetën në Poloni për shkak të hemimit me kërkupdha. Njëri vdiq sot, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë dy ditë më parë po nga i njëjti shkak, raporton albeu.com.

Ai i ishte nënshtruar transplantit të mëlçisë, por nuk ia doli.

Dy fëmijët, të moshës 6 dhe 5 vjeç, kishin mbërritur me familjen e tyre nga Kabuli më 23 gusht dhe ishin karantinuar në një strukturë emigrantësh në qytetin Podkoëa Lesna, pranë Varshavës.

Ata u helmuan nga një supë e bërë me kërpudha të mbledhura në një pyll në atë zonë, raporton albeu.com.

Motra e tyre 17-vjeçare ishte helmuar gjithashtu, por u shërua.

Autoritetet kanë marrë në pyetje stafin e qendrës për të zbuluar nëse ndonjë ka përgjegjësi për neglizhencën ose ekspozimin e paqëllimshëm ndaj një kërcënimi serioz për shëndetin./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 10:57