Për pak do përfundonte në greminë, makina luksoze del nga rruga e përplaset keq me anësoret (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në hyrje të Librazhdit.

Nga pamjet e siguruara nga albeu.com, shihet se si mjeti luksoz ka dalë nga rruga duke u përplasur me anësoret.

Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i plagosur lehtë vetëm shoferi i mjetit ndërkohë pritet versioni zyrtar nga Policia e Shtetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Vijon… /albeu.com/


Shtuar 4.09.2021 10:42