Vajza më sek*i në “Për’puthen”? Andi Artani do t’ju habisë me përgjigjen (FOTO LAJM)

Andi Artani ka qenë një nga emrat më të përfolur në “Për’puthen” për shkak të raportit që ai krijoi brenda në emision me Jasminën. Dyshja dolën bashkë çift nga “Për’puthen”, por shumë shpejt marrëdhënia mes tyre mori fund.

Ndërkohë i ftuar së fundmi në emisionin “Express Rozë” për disa pyetje të shpejta, Andi i ka habitur të gjithë me disa nga përgjigjet e tij. Kur u pyet se cila nga vajzat e “Për’puthen” është më seksi, ai tha Bora Zemani dhe përgjigjen e shoqëroi me një buzëqeshje. Mes vajzave shqiptare dhe kosovare, Andi zgjodhi këto të fundit si më të mirat në shtrat.

Gjithashtua ai reagoi për herë të parë edhe për prishjen e miqësisë me Atdheun. Kur u pyet nëse vazhdojnë të jenë miq bashkë, Andi tha “jo” dhe nuk prefeoi të jepte të tjera detaje se çfarë ka ndodhur mes dy djemve.

Para disa javësh Atdheu bëri një deklaratë të fortë në rrjete sociale, duke zbuluar se nuk ishte më shok me Andin.

“Dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkroi Atdheu në një postim dhe më vonë të gjithë vunë re ai nuk ndiqej më me Andin në Instagram./ICONSTYLE

Shtuar 20.06.2021 12:16