Aliba Bellingham mohon lidhjen me Andrew Mountbatten-Windsor: Jemi vetëm të njohur

Aliba Bellingham ka hedhur poshtë zërat se është në një marrëdhënie romantike me Andrew Mountbatten-Windsor, pasi emri i saj u përmend si partnerja e re e ish-princit britanik.

Ajo sqaroi se raporti mes tyre lidhet vetëm me një njohje të vjetër dhe me pasionet që kanë të përbashkëta.

Të lidhura

None found

Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai i vogël i mbretit Charles III, është rikthyer në vëmendjen e mediave britanike pas spekulimeve për një lidhje të re. Këto raportime u shfaqën nëntë muaj pasi ai u zhvendos në pronën Sandringham, pas largimit nga Royal Lodge.

Bellingham, e njohur në qarqet aristokratike dhe shoqërore angleze, është e apasionuar pas kalërimit dhe motra e ish-deputetit konservator Henry Bellingham.

Sipas revistës “HELLO!”, ajo ka pasur gjithashtu një lidhje të hershme me familjen mbretërore. Kumbara e saj ishte Frances Saint Kidd, nëna e Princeshës Diana. Aliba e njeh Andrew-n që nga fëmijëria, pasi familjet e tyre kanë qenë të afërta ndër vite.

Fotografitë e saj gjatë vizitave në Marsh Farm, rezidenca e ish-princit në Norfolk, nxitën dyshimet për një romancë. Por, në një deklaratë për “Mail on Sunday”, Bellingham tha se takimet e tyre janë të rralla dhe lidhen me biseda për interesa të përbashkëta.

“Ne takohemi këtu e atje dhe flasim për kuajt dhe qentë, pasi këto janë interesat tona të përbashkëta. Shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Atij i pëlqejnë shumë kuajt e tij”, tha ajo.

Bellingham deklaroi gjithashtu se nuk e gjykon Andrew-n për të kaluarën e tij dhe se beson që Norfolk është një vend i përshtatshëm për të, ku mund të jetojë më larg vëmendjes së publikut.

Ajo tregoi se thashethemet nisën pasi një gazetar amerikan mësoi për një çaj që kishte pirë me Andrew-n dhe e interpretoi këtë si shenjë të një lidhjeje.

“Unë nuk jam partnerja e tij, jemi thjesht të njohur. Mendoj se thashethemet filluan kur një gazetar amerikan mësoi se kisha shkuar për çaj me të dhe më pas arriti në përfundimin se dy dhe dy bëjnë pesë”, u shpreh ajo.

Henry Bellingham konfirmoi se familja e tij ka pasur marrëdhënie të afërta me familjen mbretërore që kur ishin fëmijë. Ai kujtoi se, për shkak të afërsisë me Sandringham, ai dhe motra e tij luanin me Andrew-n, Princin Edward dhe Princeshën Anne.

“Andrew ishte mik i familjes sime kur ishim fëmijë. Në një farë mënyre, motra ime e ka njohur atë gjatë gjithë jetës së saj”, tha ai.

Ndërkohë, edhe pse Andrew dhe Sarah Ferguson nuk jetojnë më në të njëjtën banesë, ata vazhdojnë të komunikojnë dhe të ruajnë raportin e tyre si prindër dhe gjyshër. Një përfaqësues i ish-Dukeshës së Jorkut i tha “HELLO!” se të dy flasin rregullisht dhe mbeten të bashkuar në marrëdhënien me familjen.

Gjatë verës, ish-çifti u bë gjysh për herë të pestë, pas lindjes së fëmijës së tretë të Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank më 3 gusht në Lisbonë.

Daljet publike të Andrew dhe Sarah janë pakësuar ndjeshëm që pas largimit të ish-princit nga Royal Lodge dhe heqjes së titujve të tij, pas reagimeve të forta lidhur me marrëdhëniet e tyre me Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.

Sarah Ferguson u shfaq për herë të parë pas disa muajsh në fund të tetorit, kur mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Londër për ish-partnerin e saj, Paddy McNally. Ajo shoqërohej nga vajzat, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, si edhe nga bashkëshortët e tyre.


Shtuar më 8.11.2026 12:13

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş