“Unë jam zot shtëpie”, shqiptari i dehur rreh gruan në Itali dhe kërcënon me vdekje policët

Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ka kërcënuar dhe fyer policët dhe më pas ka tentuar t’i godasë.

Gjithçka nisi me një denoncim pasditen e së enjtes, ku shqiptari u denoncua nga kunata pasi po zihej me motrën e saj.

Të lidhura

None found

Mediet italiane bëjnë me dije se burri ishte në gjende të dehur.

Policët i ranë në mënyrë këmbëngulëse ziles së derës dhe në momentin që e hapi shqiptari dukej i inatosur.

Ai shqiptonte vazhdimisht fraza të pakuptimta dhe përsëriste se ishte ai zoti i shtëpisë.

Shtëpia e tij ishte përmbysur dhe nuk kishte njeri brenda.

Gruaja e tij së bashku me tre fëmijët u gjet nga agjentët në rrugë duke qarë.

Ajo tha se burri ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe mes tyre kishte lindur një debat i ashpër që më pas e kishte detyruar të largohej nga shtëpia me fëmijët.

Në momentin e arrestimit 42-vjeçari sulmoi policët. Madje rrugës për në komisariat ai vazhdoi t’i kërcënonte efektivët me vdekje./albeu.com/


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş