Reshjet e borës, ashtu si gjatë orëve të para të mëngjesit, vazhdojnë të jenë prezente në territorin e Bashkisë Shkodër, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, sidomos në zonat malore.
Sa i përket gjendjes së akseve rrugore:
Aksi Bogë – Bregu i Lumit është i kalueshëm.
Aksi Kir – Shosh mbetet i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të dendura të borës.
Gjithashtu, sa i përket problematikave me energjinë elektrike, Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh janë aktualisht pa energji. Vështirësi me furnizimin me energji janë raportuar edhe në Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Velipojë dhe Ana e Malit.
Grupet e OSHEE-së po punojnë në terren për të riparuar defektet e shkaktuara nga moti i keq, reshjet dhe stuhitë.