“Udhëtimet në Maltë”, Gjiknuri-Bardhit: Karagjoz politik, nuk ke burrëri

Replikat mes sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe numrit dy të PS-së Damian Gjiknuri kanë qenë shumë të ashpra.

Bardhi akuzoi Gjiknurin për lidhjet me aferën e inerneratorëve duke shtuar se ky i fundit ka udhëtuar disa herë në Maltë me Mirel Mërtirin, për pushime në shtëpinë e tij.

Gjiknuri i është përgjigjur kësaj akuze duke e quajtur Bardhin “karagjoz politik” dhe është zotuar se nëse rezultojnë dy udhëtime në Malte, jep dorëheqjen. Ai gjithashtu tha se nëse nuk e provon me fakte, Bardhi të japë dorëheqje.

“Në përgjithësi zgjedh që mos ti përgjigjem shpifjeve. Thuhet se; kush gënjen më shumë, diçka do mbetet. Problemin e keni me kontratën apo me persona për inceneratorët?! Thellohuni dhe shikoni se kush ka bërë gabime. Përtej hamendjeve që mund të ngrihen. Çojini në prokurori nëse i keni. Që të dilet këtu nga një karagjoz politik më del me një skemë dhe thotë se ato janë chartër, po ti s’ke burrni se di të njohim kush je. Nëse e provon se kam qenë më shumë se një herë në Maltë, o ti ose unë këtu. Unë nuk kam qenë asnjëherë me chartër me ata persona. Keni nxjerrë në shitje foltoren tuaj. Për çdo lloj kursi që ju jep lekë. Ai që ta ka dhënë, ta ka thënë gabim. Thuaj ‘nëse nuk gjej dot se kam udhëtuar 2 herë në Malët, atëherë do të iki’”, tha ai.


Shtuar 28.10.2021 14:10