U vetëdorëzua për vrasjen e Jurgen Dukës, gjykata merr vendim për ish-policin

Ish-efektivi i policisë në Dibër, Arbër Sula është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg” për vrasjen e Jurgen Dukës më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin duke dhënë ndaj tij, “arrest me burg”. Ai ka rrëfyer se nuk e njihte viktimën dhe se e ka qëlluar për shkak të panikut.

Sula u vetëdorëzua në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës, dhe pretendon se një veprim të tillë e ndërmori pas komunikimeve të vazhdueshme me familjen ndërsa këtë të fundit, forcat e rendit e kishin kontaktuar shpesh për ta bindur Sulën të vetëdorëzohej.

Sula qëlloi mbi Dukën me armën e shërbimit, teksa ishte jashtë orarit zyrtar të punës dhe i veshur civil. Ngjarja ndodhi në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhjetorin e kaluar, pas futjes në orarin policor të ndaluar pë qarkullim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Shtuar 3.03.2022 12:39