“U tregove injorant”, presidenti i La Liga “shuplakë” Perezit

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka dhënë goditje të fortë për iniciatorin e Superligës Europiane, Perez. Kjo goditje vjen për kreun e Realit të Madridit pasi ka marrë fund ideja e krijimit të kompeticionit të ri.

“Drejtuesit e Superligës tregon injorancën e thellë për industrinë e futbollit.

Ka pasur mungesë respekt për të gjitha ekipet në La Liga. Nuk më pëlqen të flas për tradhëti, por kur fsheh diçka, bën lëvizje si klandestin, nuk i bën mirë të tjerëve. Reali është në disa organe të La Liga, janë pyetur disa herë nëse fshihej ky projekt dhe gjithmonë e kanë mohuar. Superliga ishte e rrezikshme për futbollin”, tha Tebas.


Shtuar 21.04.2021 18:32