U tha se shkak i konfliktit ishte borxhi, flasin familjarët e 21-vjeçarit që u vra në Gjilan

Fëmija i vetëm i familjes Rafuna e gjeti vdekjen vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Gjilan.

Në orët e mbrëmjes të së hënës, Egzoni, 21 vjeçar u qëllua me plumba, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me një grup personash.

Mosmarrëveshja që çoi në humbjen e jetës së tij dhe shkaktoi plagosjen e një tjetri, dyshohet se nisi për një borxh në të holla.

Për këtë informacion të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit nuk ishin në dijeni familjarët e të ndjerit të cilët thanë se djali i tyre nuk ka pasë problem me askënd dhe se ende nuk i dinë motivet që çuan deri në vrasjen e tij.


Shtuar 9.11.2021 22:03