Vetëvritet me armë zjarri 80-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku në rrugën e Barrikadave është vrarë me armë një 80-vjeçar.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i moshuari e ka kryer në gjendje të rënduar psikologjike. Viktima është shtetesi me inicialet Z.Gj., 80-vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.11.2021, rreth orës 21:30, në Rrugën e Barrikadave”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Z. Gj, 80 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 22:07