Lajm i mirë! Mbërrijnë 74,880 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Dozat e vaksinave të mbërritura sot në vendin tonë janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Në total deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2,571,840 vaksina anti-Covid.

POSTIMI:

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari

 


Shtuar 9.11.2021 21:40