U shfaq në emision me kasë në dorë, mësohet sindroma e Eni Vasilit në shtatzëni (FOTO LAJM)

Moderatorja Eni Vasili është shfaqur në emision me një kasë në dorë, gje e cila ka terhequr vemendjen e teleshikuesve.

Moderatorja, e cila është në pritje të dy vajzave binjake, vuan nga sindroma e tunelit karpal dhe këtë e ka konfirmuar për një ndjekese që e ka pyetur në Instagram, shkruan Albeu. com.

Kjo sindromë është një gjendje mjekësore që vjen nga acarimi i nervit të kyçit, “pasojë” e shtatzënisë.

Por cilat janë simptomat e sindromës së tunelit karpal? Së pari pacientët ndjejnë ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në zonën ku kalon nervi. Gjatë natës pacienti mund të ketë dhimbje që përkeqësohen pasi mund të krijohet edhe akumulim i lëngjeve rreth kyçeve të duarve ndërsa flejnë. Ndërsa kjo sëmundje përparon, pacienti ka ndjesi të djegies, ngërçe në duar dhe dobësi. Mund të bëhet më e vështirë për të kapur apo/dhe hedhur objektet.


Shtuar 11.05.2021 14:22