Barcelona nuk humb kohë, nis negociatat me Messin për rinovimin e kontratës

Negociatat e shumë pritura të Barcelonës me sulmuesin Lionel Messi kanë nisur.

Sipas Diario Sport, presidenti Joan Laporta dhe babai i Messit Jorge do bisedojnë këtë javë, por asnjë ofertë ekonomike nuk mund të bëhet derisa të dihet gjendja financiare e klubit.

Fokusi i Barcelonës është të gjejë marrëveshjen që ta mbajë Messin në klub.

Kontrata e argjentinasit skadon me 30 qershor dhe Barcelona është duke i ofruar kontratë për tërë jetën, pra ai do jetë pjesë e klubit edhe kur të pensionohet.

Deportes Cuatro raportoi se argjentinasit do t’i ofrohet gjysma e pagës, por me kontratë 10-vjeçare, edhe pse ende nuk është konfirmuar.

Ndërkohë, Messi edhe publikisht e ka pranuar se dëshiron një projekt garues dhe transferime të top lojtarëve.


Shtuar 11.05.2021 14:21