DETAJET/ E vrau për një copë tokë! Ky është autori i krimit të rëndë në Tropojë (FOTO LAJM)

Shtetasi që shikoni në foton e bashkëngjitur lajmit është autori i vrasjes në Tropojë.

Shtetasi Altin Ismajisufi ka qëlluar me armë shtetasin Isat Gocaj, duke e lënë këtë të fundit, të vdekur.

Burimet bëjnë me dije se autori dhe viktima janë banorë në të njejtin fshat ndërkohë dyshohet se krimi është kryer për motive pronësie.

Ismajisufaj, punonjës i zjarrëfikëses, është në kërkim nga Policia pasi pas vrasjes në fshatin Çerem ku banonin të dy është larguar në drejtim të paditur.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 

 


Shtuar 4.09.2021 17:32