Ledion Subashi, 27 vjeç, Aurel Koltraka, 30 vjeç dhe 22-vjeçari Kreshnik Batusha, janë tre shqiptarët të cilët janë dënuar për kultivim të bimëve narkotike, pasi kanë rënë në pranga në janar të këtij viti në Britaninë e Madhe.
Ishte era e fortë e kanabisit ajo që tradhtoi shqiptarët!
Ata janë arrestuar më 14 janar, në kuadër të një aksioni nga policia, të cilët gjatë kontrollit kanë gjetur 1,382 bimë në 13 dhoma të ndryshme, të shpërndara.
Polica zbuloi se ambienti ishte i monitoruar me sistem kamerash, të lidhura me telefonin e njërit prej të arrestuarve,
Sipas hetimeve të kryera, u zbulua se shqiptarët prisnin një prodhim prej 41.5 kg dhe 124 kg, e vlerësuar mes 400,000 dhe 1.25 milionë paund.
Sipas avokatëve mbrojtës të të arrestuarve, tre shqiptarët kultivonin bimë narkotike për shkak të gjendjes së mjerueshme financiare.
Ata janë dënuar me nga 14 muaj burg secili, prej te cilëve 7 do t’i vuajnë në Britani përpara se të depërtohen.