U gjet në shtëpi bari prej 84 mijë paundsh, i riu shqiptar tregon historinë e pazakontë: Më morën me zor

Një tjetër shqiptar është kapur brenda një shtepie bari në Angli. I arrestuarit është shqiptari Armand Hajredini, i shpallur  nga gjykata fajtor për rritjen e bimeve të kanabisit në qendër të Hartlepool.

Mediat angleze bëjnë me dije se shqiptari, 26-vjeç kujdesej për më shumë se 100 bimë, që do të kapnin vlerën e 84 mijë paundëve.

Ai ka deklaruar në Gjykatë se punonte pa pagesë dhe se kërcënohej vazhdimisht që të mos largohej nga shtëpia. Pjesë e kërcënimeve ishtë bërë dhe familja e tij.

Emma Atkinson, tha se shqiptari kishte shkuar në Angli me kamion përmes Francës, 5 vite më parë por humbi pa dashje të gjitha dokumentet e identifikimit. Sipas saj, gjatë një takimi me të njohurin e tij, i riu ishte futur me forcë në një furgon dhe u dërgua në shtëpinë me kanabis.

Ndërkohë avokati i shqiptarit, Stephen Constantine tha se: Ky rast ngre alarmin për skllavëri moderne. Ai është një i ri pa precedentë të mëparshëm dhe dëshiron që të qëndrojë në vend legalisht dhe të fitojë para në mënyrë të ndershme.

Megjithatë, Gjykata sërish vendosi ta dënonte me burg, por masa nuk është caktuar ende nga trupa gjykuese. /albeu.com/