Nga Serbia në Shqipëri, Grenell viziton kryeministrin Rama dhe zbulon “sekretet” e tryezës (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama duket se ka kaluar një të dielë me ish të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Pas takimit të bujshëm në Serbi, Grenell ka vizituar edhe Tiranën.

Këtë takimi e ka zbuluar vetë Grenell përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin se kishin ndarë të dy shumë ngjarje dhe tregime bashkë me kryeministrin Rama.

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,”- ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram. /albeu.com/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)


Shtuar 2.08.2021 09:34