Një gjykatë në Minesota ka dënuar me 22 vite e gjysmë ish-oficerin Derek Chauvin i cili vrau George Flyd në maj të 2020, në një trotuar në Minneapolis, video e së cilës shkaktoi protesta globale.
Chauvin pas njohjes me vendimin e gjykatës, ka thyer heshtjen. Ai tha se nuk mund të flasë shumë për shkak të disa çështjeve ligjore, dhe i shprehu ngushëllime familjes së Floyd
“Për shkak të disa çështjeve ligjore shtesë në fjalë, nuk jam në gjendje të jap një deklaratë të plotë zyrtare tani. Megjithatë, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes Floyd. Do të ketë disa informacione të tjera në të ardhmen që do të jenë me interes, dhe shpresoj se gjërat do t’ju japin pak qetësi, faleminderit,” përfundon ai.
Kujtojmë se Chauvin u shpall fajtori më 20 prill për vrasjen e njeriut me ngjyrë.
Prokurorët këruan një dënim me 30 vjet burg, ndërsa sot gjykata e dënoi me 22 vite e gjysmë./albeu.com