Pengoi negociatat, Sofja tani me disa kërkesa drejtuar Shkupit për heqjen e vetos në BE

Bullgaria ishte detyruar, siç është cituar në pozitën e MPJ-së bullgare, ta anulojë  mbështetjen për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut  në BE në mbledhje  të Këshillit për punë të përgjithshme  që u mbajt më 22 qershor të vitit 2021.

Pozita e Bullgarisë mbi perspektivën evropiane të fqiut të saj të afërt, Republika e Maqedonisë së Veriut, është konsistente dhe e qartë. Ajo është në pajtim me bindjen tonë, se politika e zgjerimit të BE-së duhet të themelohet në plotësimin e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në Union dhe parim për meritë. Pozita e Bullgarisë tregon se ajo insiston në pakthim  në implementimin efektiv dhe të përgjithshëm të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga viti 2017.

Sipas MPJ-së bullgare, Shkupi duhet  në afatin e mundshëm më të shpejtë të vërtetojë para KB-së, në pajtim me nenin 11, paragrafi 3 nga Marrëveshja për fqinjësi, se emri i gjatë dhe i shkurtër i vendit ka të bëjë vetëm me subjektin politik “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa jo me rajonin gjeografik “Maqedonia e Veriut”, një pjesë e së cilës gjendet edhe në suaza të kufijve sovran të Bullgarisë.

Pas dërgimit të kësaj vërejtje verbale, Bullgaria menjëherë do të ndalet të insistojë në përdorimin e  vetëm  vetëm të emrit të gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” në BE dhe organizatat ndërkombëtare.

Sofja, insiston në atë Republika e Maqedonisë së Veriut, përfundimisht t’i tërheqë pretendimet e tyre të pakicës kundër Bullgarisë,  duke vërtetuar se nuk ka baza etnike, historike ose të tjera për kërkesë të statusit të pakicave për cilindo grup të njerëzve, të cilët nuk janë shtetas të saj, në territorin e Republikës së Bullgarisë. Kjo do të ishte në pajtim  me klauzolën për mospërzierje  në punët e brendshme të Bullgarisë, të konfirmuar në nenin 11 paragrafi 5 i Marrëveshjes nga viti 2017.

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë procesin e rehabilitimit të viktimave të komunizmit jugoslloven, të shtypur në territorin e saj, për shkak të vetëndërgjegjësimit të tyre bullgar. Ky gjest historik nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në praktikë mund ta pasqyrojë  zgjedhjen civilizuese të përbashkët evropiane të vendit”, thuhet në dokument.

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet ta përshtatë me Bullgarinë përmbajtjen e programeve të saj mësimore me qëllim që në mënyrë objektive ta reflektojë historinë tonë të përbashkët, të projektuar si element qendror  të Marrëveshjes për fqinjësi, si dhe me qëllim që të eliminohet  përmbajtja arsimore që shkakton urrejtje ndaj Bullgarëve (neni 11 paragrafi 6). Dokumenti, gjithashtu, propozon identifikim  së bashku me Bullgarinë dhe mënjanimin e shenjave dhe mbishkrimeve   në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat përhapin urrejtje ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetllan Stoev sot ka dërguar letër deri te homologu i tij Bujar Osmani, në të cilën shpreh pritje për zbatim të obligimeve të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe gatishmëri  të anës bullgare të gjejë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme. Pa marrë parasysh sfidat, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zhvillojnë fusha të sinqerta, të përgjithshme, të parashikuara dhe themeluara në Marrëveshjen për fqinjësi, gjegjësisht në të gjitha fushat. Vendi ynë siguroi  dëshmi të panumërta për gatishmërinë e saj për këtë. Pala bullgare shpreh gatishmëri për dialog konstruktiv edhe gjatë  kryesimit të ardhshëm slloven, si dhe gjatë  kryesimeve të ardhshme të Këshillit të BE-së, me qëllim që të arrihen  rezultate reale dhe të qëndrueshme në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, që pa dyshim do të ishte  në favor për të gjithë rajonin dhe  të ardhmen e tij evropiane.

 

 


Shtuar 25.06.2021 22:20

Tags: , ,