Tre vite në pritje të shtëpisë/ Familja me 10 anëtarë, me frikën e shembjes të ndërtesës

Familja Kuka me 10 anëtarë është rikthyer në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti në Kashar.

“Kërcet natën..bobo thashë u shemb shtëpia”

Jeta e familjes Kuka është një dramë, ku ka humbur dëshira për të jetuar..

“Plasa t’u lut Zotin më merr, po nuk më merr. Mos kaloftë njeri këtë që po kaloj unë. Më keq nuk ka, por zoti ruajtë kalamajtë!”

3 vitet e fundit për 93 vjecaren kanë qenë më të tmerrshmit, ku në shtëpinë me muret e cara është e vështirë të përballohen temperaturat e ulëta.

“Futet i ftohti i gjithi brenda. Kam gjithë ato rroba veshur e më rri trupi akull”.

Me frikën e shembjes së shtëpisë jetojnë cdo moment. Meraku ju shtohet për të vegjlit e familjes, mes tyre edhe një foshnjë 3 muajshe.

“kam shumë frikë se mbërdhin goca. Ja që prej 26 nëntorit jemi në këto kushte. Ku të shkojmë? Natën mezi flenë fëmijët”

Nusja e nënë Havasë, Fatmira Kuka tregon se ndarja nga jeta e bashkëshortit në kushte mizore në cadër e ka lodhur edhe më shumë për të trokitur në dyert e shtetit për të nisur procesin e rindërtimit.

Edhe pse marrin bonus qeraje, sipas tyre vlera e përcaktuar e bën të pamundur gjetjen e një shtëpie për të gjithë familjen me 3 kurorë. Teksa thonë se ka dalë për ta leja e ndërtimit, fondi nuk është lëvruar.

“Me 180 mijë lekë ku ta gjej shtëpinë, ne jemi 10 veta?/tch


Shtuar 12.11.2022 19:53