Një situatë e tensionuar është krijuar në kryeqytet, pasi disa ambiente të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga zjarri.
Sipas raportimeve, tre efektivë policie kanë mbetur të plagosur brenda godinës, me dëmtime në pjesën e poshtme të trupit.
Të lidhura
None found
Ngjarja ngre shqetësim të veçantë edhe për faktin se në të njëjtën godinë ndodhen hapësira paraburgimi.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes janë dërguar forca të shumta policie dhe një automjet zjarrfikës, për të ndërhyrë dhe neutralizuar flakët.
Deri tani nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera për gjendjen shëndetësore të tre efektivëve apo për dëmet e shkaktuara në godinë.







