Thatësira kërcënon 15% të popullsisë në Itali

Ministri i Mjedisit në Itali, Gilberto Piketo Fratin, foli sot për rrezikun e thatësirë në vend.

Në një intervistë për radiostacionin Radio 24, ai iu referua uljes së nivelit të ujit në shumë liqene dhe lumenj të vendit dhe masave që duhet të marrë qeveria për të mbrojtur qytetarët nga thatësira.

Në javët në vijim do të duhet të bëhet një vlerësim i gjithë situatës dhe, nëse është e nevojshme, furnizimi me ujë mund të kufizohet në zona të caktuara”, tha Piqueto Fratin.

“Ndërkohë, në dy-tre muajt e ardhshëm shpresojmë që të mbushen digat , priten edhe reshje shiu. Përndryshe mund të ketë pasoja”, theksoi ministri italian, sipas të cilit “duhen bërë një sërë lëvizjesh me synimin për të mbushur sa më shumë digat”.

Ndërkohë Fondacioni Italian i Kërkimeve theksoi se 15% e popullsisë së vendit jeton në zona të kërcënuara nga thatësira.

Gazeta Corriere della Sera shton se, për shkak të ndryshimeve klimatike, 3.5 milionë italianë rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm.

Më konkretisht, në shumë pjesë të tij lumi Po (më i madhi në vend) këto ditë është tërësisht i thatë, ndërsa për tre liqenet më të mëdhenj në vend situata paraqitet si më poshtë: në liqenin e Gardës niveli i ujit është regjistrohet në 38 %, në atë të Komos 20 % dhe në liqenin Maggiore 38 %./albeu.com/ 


Shtuar 24.02.2023 20:42