Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me thikë të 52-vjeçarit në Vlorë.
Genci Serjaniu u plagos me thikë nga i riu, Armando Mustafa, i cili është arrestuar nga policia.
Sakaq burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.
Gjendja e 52 vjeçarit është përkeqësuar pasi ka marrë 6 goditje me thikë në trup.
Shkak i sherrit mes tyre ka qenë një konflikt i momentit.
Ndërkohë mësohet se autori kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e sherrit me 52-vjeçarin.
/albeu.com/