Tërheqja e rusëve nga Kherson, Podolyak: Do ta besojmë kur flamuri ynë të valëvitet në rajon

Këshilltari i lartë i presidentit të Ukrainës tha se ishte shumë herët për të folur për një tërheqje të trupave ruse nga qyteti jugor Kherson.

Në një deklaratë për Reuters Mykhailo Podolyak tha se është e nevojshme që të diferencohen fjalët nga veprat, ndaj dhe nuk e konsiderojnë të mirëqenë lajmin.

“Derisa flamuri ukrainas të fluturojë mbi Kherson, nuk ka kuptim të flasim për një tërheqje ruse”, tha Podolyak.

Ai tha se forcat ruse mbetën në Kherson, i cili u kap nga trupat ruse menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, por ishte bërë fokusi i një kundërofensivë ukrainase.

“Ukraina nuk i merr parasysh këto deklarata nga Rusia”, tha ai.

Në përfundim ai tha se është ende herët për të folur për tërheqjen e trupave ruse nga Kherson pasi një grupim i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse po mbahet në qytet.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu kishte thënë më herët të mërkurën urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin nga bregu perëndimor i lumit Dnipro përballë sulmeve ukrainase pranë qytetit jugor të Khersonit.