Tentuan të grabisnin argjendarinë Vlorë, arrestohet një prej autorëve

Pak çaste më parë u raportua për të shtëna me armë në një argjenderi në Vlorë, për fat të mirë pa lëndime.

Bëhet  me dije se dy persona të armatosur kanë hyre brenda një argjendari ku kanë tentuar të marrin sende me vlerë.

ABC bën me dije se një prej autorë është arrestuar, ndërsa tjetër ia ka arritur të ikë nga vendngjarja.

Mësohet se autorët janë ndjekur nga pas nga pronarja dhe më pas policia ka bërë neutralizimin e një prej grabitësve.

Gjatë këtij aksioni dyshohet se një nga autorët dhe policia kanë qëlluar në ajër gjatë momentit të aksionit por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


Shtuar 29.04.2021 11:46