Florinjtë përfunduan në rrugë, kush është 18 vjeçari që grabiti me armë argjendarinë në Vlorë

Policia ka arrestuar autorin që grabiti nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari në Vlorë.

Florinjtë e mbetur kanë përfunduar në rrugë, ndërsa një nga autorët është arratisur.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar 29.04.2021 11:04