Salianji: Rama dhe Berisha po e mbajnë Shqipërinë peng, fundi i tyre politik mund të jetë i përbashkët

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehu bindjen se largimi politik i Edi Ramës dhe Sali Berishës mund të jetë pranë. Sipas tij, të dy janë bërë pengesë për ndryshimin në Shqipëri.

Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24, ku bisedoi me moderatoren Ola Bruko, Salianji foli për protestat e opozitës. Ai tha se mobilizimi qytetar duhet të vazhdojë dhe se vëmendja duhet të përqendrohet te sheshi. Salianji tregoi se e ka pezulluar përkohësisht lëvizjen e tij politike, për të mos ndikuar te protesta qytetare, por nënvizoi se do të vijojë përpjekjet për ndryshimin e PD-së dhe largimin e qeverisë Rama.

Të lidhura

None found

Sipas Salianjit, PD-ja duhet të krijojë hapësirë për të rinjtë, pedagogët dhe qytetarët, si dhe të garantojë përfaqësim përmes votës. Ai vlerësoi se pakënaqësia ndaj qeverisjes mund t’i japë opozitës një avantazh, por kjo kërkon analizë të vazhdueshme dhe mënyrë të re organizimi.

Ai vuri në pikëpyetje nëse Berisha mund të fitojë zgjedhjet me të njëjtin ekip politik dhe tha se për vazhdimin e betejës nuk përjashton asnjë mundësi: nga proceset gjyqësore e forcimi i rolit të tij politik, deri te kandidimi për drejtimin e PD-së.

“E përjashtuan nga PD-ja. Njerëzit që ai ka zgjedhur morën më pak vota në kryesi, sepse vetë ai nuk ka votë. Ose përpiqen të të bëjnë pis, ose të çojnë në burg. Po shkatërrohen! Ndodhi diçka që askush nuk e priste: pas 36 vitesh, PD-ja, edhe pse ka përfaqësim zyrtar në Parlament, nuk arrin të dalë në protestë. Në ndërgjegjen e përbashkët është krijuar ideja se këta të dy janë bashkë dhe se vendit i duhet një sistem i ri politik. Edhe Çaushesku ishte në shesh. E njëjta gjë do të ndodhë. Nëse Berisha përpiqet ta mbajë Ramën në pushtet, fundi i këtij të fundit do të jetë i afërt dhe i përbashkët.

“PD-ja duhet të zhvillojë garë, sepse është një aset i rëndësishëm kombëtar. Duhet t’u japë mundësi të rinjve, pedagogëve e qytetarëve, që vendimmarrja të bëhet sipas votës dhe interesit të shqiptarëve. Kështu Rama rrëzohet menjëherë. Një mundësi tjetër është që të dy të largohen njëkohësisht përmes zgjedhjeve, siç ndodhi në Serbi apo Hungari. Ata po mundohen ta ruajnë pushtetin me forcë. Lëvizja duhet të jetë e vendosur për të sjellë ndryshimin. Në fund, pushteti ndërrohet me votë, por në Shqipëri vullneti i zgjedhësve deformohet. Opozita ka edhe avantazhin e pakënaqësisë që shkakton qeverisja.

“PD-ja dhe opozita mund të bëjnë vlerësim çdo ditë. Kruja dhe Fushë-Kruja cilësohen zona kriminale dhe janë përdorur rëndësishëm për shitblerjen e votave. Kam fituar edhe kur ndaj meje është përdorur fuqi e madhe financiare. Kur populli kërkon ndryshim, asnjë marifet nuk e ndal dot. Si mund të fitojë Berisha me ekipin e njëjtë me të cilin iu vodh pushteti në vitin 2013? Me njerëzit që populli i çoi në opozitë, do të synojë sërish fitoren? Këta janë dy gjysha. A dinë të bëjnë gjë tjetër, përveçse ta mbajnë Shqipërinë peng? Kohë të lirë kanë! Do t’u thyhet shtylla kurrizore, do të këputen në mes.

“Shpresa qëndron te reagimi qytetar dhe popullor, te sheshi. Nevoja e Shqipërisë për ndryshim do të krijojë mundësinë. Jam tërhequr për shkak të protestës dhe do ta rifilloj lëvizjen. Po pres që të mos ndërhyj në shesh, sepse kjo është një lëvizje qytetare e paprecedentë dhe e pakapur. Vëmendja duhet të jetë aty. Nëse nuk ka sukses, unë jam këtu: për lëvizjen, ndryshimin e PD-së, proceset gjyqësore ose kandidimin për kryetar partie, duke përdorur të gjitha rrugët ligjore. Do të punoj edhe për t’u faktorizuar me njerëzit, forcat opozitare e qytetarët, me qëllim rrëzimin e këtij regjimi.

“Nuk e përjashtoj asnjë mundësi që opozita të fitojë në zgjedhje. Beteja duhet të vazhdojë që Rama të mos jetë më kryeministër deri në zgjedhjet lokale. Të vegjlit do të tregonin më shumë dinjitet po t’i bënin luftë Ramës. Këta njerëz mund të nxisin lëvizje brenda PS-së. Koston Ramës ia kanë shkaktuar tashmë, ndërsa reagimi i tyre ka kosto për PS-në”, tha Salianji.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet