22 vjeç dhe më e votuara në Durrës, kush është kandidatja më e re që i shtohet Kuvendit (FOTO LAJM)

Durrësi është një ndër qarqet ku numërimi i kandidatëve po vijon me ritme të ngadalta. Deri më tani nga 481 qendra votimi në total janë numëruar vetëm 273 qendra.

Sipas të dhënave nga KQZ, sa i përket listës së Partisë Demokratike deri më tani më e votuara është një emër jo shumë i njohur dhe që kandidon për herë të parë, Andia Ulliri me 5249 vota, në vend të dytë renditet Manjola Luku me 4051 vota, ndërsa i treti është  Igli Cara me 3230.

Gjithashtu kujtojmë se PD në Durrës ka siguruar 6 mandate dhe pjesë e listës fituese nuk rezultojnë dy nga më të votuarit, pasi Luku është e 9 në listë ndërsa Cara është i 7.

Në Durrës, PD ka marrë 6 mandate.

Shtuar 29.04.2021 11:04