Tensionet me serbët në veri, reagon Stresi: Kam mbrapa 20 mijë veta, jap jetën për Kosovën

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar pas tensioneve të krijuara mes forcave serbe dhe atyre të Kosovës, në veri.

Përmes një shkrimi në InstaStory, ai thotë se çdo njeri që e do Kosovën duhet të jetë në mbështetje të popullit të tyre.

Sakaq, Stresi bën thirrje që çdokush të sakrifikojë jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

Postimi i plotë i Stresit:

“Të dashur bashkombas kudo ku jeni në botë.

Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku.

Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”.


Shtuar 1.08.2022 09:24