Dimarco: Skriniar një nga më të mirët në Evropë. Scudetto? Le të tregojmë sa vlejmë

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, Federico Dimarco, foli për skuadrën e tij zikaltër dhe synimet e ardhshme sezonale.

“Ne do të luftojmë për Scudetto. Ne punojmë për veten dhe ditë pas dite do të përpiqemi të dëshmojmë se çfarë vlejmë.”

Inter ka gjetur një lojtar të rëndësishëm si Lukaku, por që rrezikon të humbasë Skriniar dhe për Dimarco, ata janë dy themele kryesore të Interit.

“Romelu është një sulmues i rëndësishëm  që është i lumtur që është kthyer në një grup të shëndetshëm, të bukur dhe argëtues. Të gjithë e njohim Lukakun, ai dëshiron të punojë, është i fortë dhe shpresojmë që ai të na japë një dorë së bashku me sulmuesit e tjerë që kemi.

Skriniar? Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

Do të jetë një kampionat i vështirë, i ndarë në dy pjesë, me një pushim të gjatë për Botërorin e Katarit. Do të duhet të përfitojmë. Ne duhet të jemi të përqëndruar dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur”, është shprehur anësori i Interit./h.ll/albeu.com


Shtuar 1.08.2022 09:19