Tenderi që çoi pas hekurave ish-drejtorin e RTSH dhe 3 punonjësit e televizionit

Me urdhër të SPAK janë arrestur ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës, Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

Shkak i arrestimit të tyure është bërë abuzmi me një tender. Bëhet fjalë tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Kujtojmë se, Gëllçi është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i  RTSH më 21 maj të këtij viti. Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atë kohë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë. Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka. /albeu.com


Shtuar 8.10.2021 21:54