Këtë të premte vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët, vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në Jug e Juglindje në orët e mesditës e pasdite.
Gjithashtu, priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra, përgjatë relieveve malore në lindje e Juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.


