Këtë të premte 14 gusht 2026, protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike shënon ditën e 76-të të saj. Lëvizja, e cila nisi fillimisht kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, tashmë është shndërruar në një protestë më të gjerë, me kërkesa të drejtpërdrejta politike.
Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Krahas saj, qytetarët kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore, si dhe anulimin e ligjit për investimet strategjike.
Të lidhura
None found
Sipas organizatorëve, protesta synon të ushtrojë presion qytetar ndaj institucioneve për ndryshime politike dhe për një rishikim të mënyrës se si trajtohen investimet strategjike dhe interesat publike.
Një tjetër zhvillim i paralajmëruar është pjesëmarrja e diasporës. Organizatorët kanë njoftuar se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen protestës në Tiranë gjatë tre ditëve, 14, 15 dhe 16 gusht. Përfshirja e diasporës synon t’i japë protestës një karakter më të gjerë kombëtar.
