Të gjithë sytë nga Çernobili, por “goditet” Londra! Incident i madh kimik, vështirësi në frymëmarrje për banorët (FOTO LAJM)

Një incident i madh kimik dyshohet se ka ndodhur në Londër.

Policia dhe ekipet e ambulancës kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje pasi rrjedhja e “tymrave të dëmshëm” i detyroi njerëzit të evakuoheshin nga “AquaticsCentre”.

Parku Olimpik i Mbretëreshës Elizabeth që ndodhet aty pranë konfirmoi incidentin përmes një postimi në Twitter.

“Ka pasur një incident Aquatics Centre këtë mëngjes që përfshin lëshimin e një gazi. Zona është rrethuar dhe evakuuar. Ne po punojmë me shërbimet e urgjencës në vend. Ka një numër viktimash me vështirësi në frymëmarrje që po trajtohen ngaambulanca”, shkruhej në njoftimin e Parkut Olimpik.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit që çoi në rrjedhjen e gazrave të dëmshëm. Policia dhe ekipet e agjensive ligjzbatuese britanike ndodhen në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.

Shtuar 23.03.2022 13:26