Takimi i Putin me Guterres: S’ka marrëveshje me Ukrainën pa Donbasin dhe Krimenë

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit që ka zhvillur me Guterres ka deklaruar se pa dy qytetet ukrainase nuk do të ketë marrëveshje midis dy shteteve.

“Pa Krimenë dhe Donbasin, marrëveshja me Ukrainën është e pamundur.” Kështu është shprehur pasditen e së martës presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Po ashtu, sipas liderit rus, bisedimet me palën tjetër vijojnë dhe po bëhen online.

“Bisedimet po vazhdojnë, ato po mbahen online, shpresojmë se do të ketë rezultate pozitive. Por pa një marrëveshje për Krimenë dhe Donbasin nuk është e mundur të nënshkruhen garancitë e sigurisë për Ukrainën”./albeu.com