Surprizon Don Xhon, “bashkëpunim” me politikanin e njohur në projektin e ri

Don Xhon duket se nuk ka ndërmend të ndalet me projektet e reja. Pasi lançoi katër ditë më parë këngën me videoklip “Unë foli i fundit”, reperi kosovar po përgatit një surprizë tjetër për fansat. Ai do të bashkëpunojë me një politikan! Po, e lexuat mirë.

Xhonatani, i cili vjen nga Drenasi, ka publikuar një Instastory me kryetarin e këtij qyteti, Ramiz Lladrovcin.

“1 super surprizë, n’Drenicë, cooming soon me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, ka shkruar artisti duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Ndoshta bashkëpunim në biznes, pasi fansat nuk mendojnë se këtë herë bëhet fjalë për një projekt muzikor.

Kujtojmë se “Make a pose” e Don Xhon u bë virale në të gjithë botën, sidomos me videot në TikTok.


Shtuar 20.05.2021 12:34