Sulmi kibernetik ndaj faqeve zyrtare qeveritare i nisur prej ditësh tashmë skuadra shqiptaro-amerikane po merret me forcimin e mureve mbrojtëse të portaleve të këtyre të fundit.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter ka thënë se çdo gjë do t’i raportohet publikut nga ekspertët gjithashtu ai thekson se asnjë e dhënë nuk është fshirë.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se aktualisht ekipi i angazhuar po punon për të forcuar muret mbrojtëse si dhe po bëhen hetime për identifikimin e autorëve./albeu.com
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
— Edi Rama (@ediramaal) July 24, 2022