Sulmet ndaj deputetëve para Kuvendit/ Reagon Peleshi: Shqipëria ndërtohet mbi dialogun dhe respektin dhe jo dhunën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para godinës së Parlamentit.

Në një postim në Facebook, Peleshi ka dënuar aktet e dhunës, duke i cilësuar ato si të papranueshme për një vend që aspiron vlerat demokratike.

Të lidhura

None found

Kreu i Kuvendit nënvizoi se ndonëse e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore në çdo demokraci, ajo nuk mund të shndërrohet në një mjet për dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve apo institucioneve publike.

Postimi:

“Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike. Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.

Kur protesta shndërrohet në dhunë ndaj njerëzve, cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe vetë vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia. Solidaritet i plotë me efektivët e Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim sa më të shpejtë. Të papranueshme sulmet ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Asgjë e mirë nuk ndërtohet prej dhunës dhe kaosit“, shkroi ai.

 


Shtuar më 2.07.2026 15:18

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle